Merak nuk është thjesht një emër, por një mënyrë krijimi.
I themeluar nga Klodjana Dibra, Merak lindi nga dashuria për modën, për detajin dhe për veshjet që mbajnë brenda ndjesi. Çdo pjesë krijohet me kujdes, duke nisur nga ideja e parë, zgjedhja e materialit, forma dhe deri tek përfundimi final. Për Merak, eleganca nuk qëndron vetëm tek pamja, por tek mënyra si një veshje të bën të ndihesh.
Në çdo koleksion, Merak sjell pjesë femërore, të menduara me finesë dhe të realizuara me përkushtim. Brand-i krijon në sasi të kufizuara, me fokus tek cilësia, linjat e pastra dhe detajet që e bëjnë çdo veshje të ndihet e veçantë. Merak është për vajzat dhe gratë që kërkojnë të vishen me thjeshtësi, elegancë dhe karakter.