Merak nuk është thjesht një emër.
Është mënyra si mendojmë, si krijojmë, si ndiejmë. Çdo model lind nga një ide, merr formë me duart tona dhe bëhet pjesë e dikujt tjetër.
Bërë me merak, me dashuri për detajet.
Është mënyra si mendojmë, si krijojmë, si ndiejmë. Çdo model lind nga një ide, merr formë me duart tona dhe bëhet pjesë e dikujt tjetër.
Ivory Tailored Short Set
Blush Cropped Blazer Set
Black Cropped Blazer Set
Pearl Cropped Blazer Set
Light Blue Tailored Set
Punuar me dorë, me kujdes dhe përkushtim.
Prodhuar në sasi të vogla, për një ndjesi më të veçantë.
Pjesë të menduara, krijuara dhe realizuara në Shqipëri.
Klodjana Dibra
The Founder
Pas Merak qëndron Klodjana Dibra, themeluese dhe krijuese e brandit. Për të, moda nuk është vetëm një formë shprehjeje, por një mënyrë për të sjellë në jetë ndjesi, elegancë dhe karakter përmes çdo detaji. Merak lindi nga dashuria për veshjet femërore, për linjat e pastra dhe për krijimet që mbeten të veçanta përtej një sezoni.
Çdo pjesë e Merak nis nga një ide e kujdesshme dhe merr formë përmes një procesi të ndërtuar me përkushtim. Nga zgjedhja e materialeve, tek forma, qepja dhe përfundimi final, Klodjana kujdeset që çdo krijim të ruajë identitetin e brandit: elegancë, finesë dhe një ndjesi personale që e bën çdo veshje të ndihet e veçantë.
Merak është krijuar për vajzat dhe gratë që kërkojnë të vishen me thjeshtësi, por me prezencë; me elegancë, por pa humbur natyralitetin e tyre.